Cristiano Ronaldo është rikthyer me gol për Manchester United, por ekipi i tij humb. Është Arsenal që triumfoi 3-1 në shtëpi kundër “Djajve të Kuq”, me Granit Xhakën protagonist, autor të një goli.
Sfida e luajtur në Emirates Stadium është zhbllokuar pas vetëm tri minutash lojë me një gol të Tavarez, i cili ka shënuar për vendasit duke përfituar nga një pozicionim i keq i mbrojtjes mike. Skuadra e Arteta-s ka dyfishuar avantazhin në minutën e 28-të me një penallti të Bukayo Saka, që është akorduar pas ndërhyrjes së sistemit VAR.
Takimi është rihapur në minutën e 34-t nga një gol i Cristiano Ronaldo-s, i cili ka arritur të shmangë mbulimin e dy mbrojtësve të Arsenal-it dhe ka dërguar topin në rrjetë me një goditje të bukur. Me këtë gol, portugezi është bërë lojtari i parë në histori që ka shënuar plot 100 gola në La Liga dhe Premier League.
Bruno Fernandes ka përfunduar në shtyllë. VAR ka qenë protagonist edhe në minutën e 61-të, duke i anuluar një gol Cristiano Ronaldo-s për një pozicion jashtë loje milimetrik, një vendim ky që pritet të shkaktojë shumë polemika.
Momenti që ka vendosur takimin ka ardhur në minutën e 70-të, kur Xhaka ka befasuar De Gea-n me një goditje të jashtëzakonshme nga jashtë zone dhe ka fiskuar shifrat në 3-1.