MENU
klinika

Sërish teze...

Sara dhe Ledioni po presin një bebush, Lori bën reagimin epik!

18.04.2022 - 11:15

Sara ka zbuluar së fundmi gjininë e bebit me videon më të ëmbël. Ajo dhe Ledioni do të bëhen me vajzë, pas dy djemve.

Në videon në fjalë Sara shihet duke plasur një tullumbac të zi, nga i cili dalin tullumbace në ngjyrë rozë. Menjëherë Sara shpërthen në britma gëzimi (bashkë me ata që janë të pranishëm) dhe ulet në tokë duke qarë nga emocionet. Pranë saj shkon e motra, Lori Hoxha.

Së fundmi rreth lajmit të ëmbël ka reaguar dhe motra e saj, Lori Hoxha. Blogerja ka postuar një foto me Sarën, krahas së cilës ka shkruar: “Dy si ti. Kam frikë!”