MENU
klinika

Nga Artur Ajazi

Shëndetësia sot, ka nevojë për shumë ermalë…

11.04.2022 - 13:55

Eshtë fakt që në 9 vitet e fundit, shëndetësia në Shqipëri, ka bërë ndryshime rradikale. Eshtë investuar 25 herë më shumë se në vitin 2013, është krijuar një klimë tjetër punësimi, investimi, angazhimi, shërbimi spitalor, etj. Qendrat shëndetsore, albulancat qëndrore të rretheve, janë modernizuar, janë plotësuar me aparaturat dhe pajisjet e nevojshme, por mbi të gjitha me stafin e duhur mjeksor.

Universiteti i Mjeksisë, por edhe ato private, kanë qenë dhe mbeten burimi i pashtershëm i “furnizimit” me mjekë të specializuar të spitaleve dhe qendrave shëndetsore. Falë kushteve të paimagjinueshme,të krijuara nga qeveria, nën kujdesin e vetë kryeministrit Edi Rama, vitet e fundit sektori i shëndetsisë ka patur rritjen më të madhe të rrogave në 30 vitet e fundit. Ishte dhe mbetet një premtim i mbajtur i zotit Rama, për mjekët dhe infermierët dhe jo vetëm. Në spitalet rajonale, qëndrore dhe qendrat shëndetsore, ajo që “preket” më së shumti nga qytetarët pothuajse çdo ditë, është sjellja, respekti, angazhimi dhe mbi gjithçka tjetër, tendenca drejt zerimit të korrupsionit në institucionet e shërbimit mjeksor.

Qytetarët sot, reagojnë ndryshe, flasin ndryshe, dhe sillen ndryshe, tek i pyet për mjekët, infermierët, shërbimin ndaj tyre dhe të afërmve të tyre. Qendra Spitalore “Nënë Tereza”, ka brënda saj spitale të specialiteteve të ndryshme,dhe pa dyshim ka mbajtur dhe po mban, peshën maksimale në vitet e pandemisë dhe jo vetëm. Por jo pa ngarkesë mbetet edhe Spitali Francez, siç e quajnë shumica e qytetarëve. Shërbimi korrekt, ndihma e pakursyer, angazhimi i mjekëve dhe infermierëve, mbetet parimi kryesor i stafit të atij institucioni të shërbimit mjeksor shtetëror. Eshtë, spitali nga ku gjejnë “derman” i riu dhe plaku, i pasuri dhe zengjini, qytetari dhe fshatari, dhe kjo për faktin sepse gjejnë atje një shërbim korrekt. Shëndetësia “Falas” mbetet realitet i prekshëm në Spitalin Francez, larg polemikave dhe propogandës dashakeqëse të atyre që “nxijnë” çdo ditë punën, investimin, dhe ndryshimin që ka sjellë kjo qeveri në sektorin e shëndetësisë.

Doktor Ermal Simaku, (kirurg-okulist) mbetet një prej mjekëve të përkushtuar të Spitalit Francez, që me kujdesin, etikën, sjelljen, mishëron mbi gjithçka virtytin e mjekut human në punën e tij të përditshme. Ai, si shumë të tjerë mjekë në Spitalin Francez, është “doktori të gjithëve”, u gjendet të gjithëve, duke u rikthyer shikimin, “dritën e syve”. Spitalet tona, kanë nevojë shumë sot për ermalë të tillë. Për mjekë të tillë, që suksesin e punës dhe profesionit të tyre, nuk e shohin thjesht tek paraja, por tek rezultati, dhe që karierën e shohin si eksperiencë jetësore, që nuk ndahet nga betimi i “Hipokratit”.

Ermal Simaku, është mjeku i një shërbimi shëndetsor ndryshe, nga ku qytetari bindet se gjithçka thotë Edi Rama nuk është “propogandë” por realitet. Spitalet tona kanë nevojë për “ermalë” të tillë, si një përgjigje e duhur ndaj atyre që nxijnë shërbimin mjeksor, arritjet dhe sukseset, dhe që duan të na kthejnë në epokën e mjeksisë harbute, ku qytetarit i futej dora në xhep, dhe trajtohej si leckë. Ndaj le të ndjehemi krenarë, kur ndeshemi me pozitivitete të tilla në spitalet tona, sepse i bëjmë “nder” vehtes dhe atyre që besojnë sot, në një realitet ndryshe…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN