MENU
klinika

Triumfi në Maqedoninë e Veriut

Shqiptarët e Shkupit shpallen kampion pas 2 dekadash

23.04.2022 - 18:56

Shkupi është matematikisht kampione në Maqedoninë e Veriut. Kjo skuadër fitoi sot 2-0 ndaj Renovës, në një sfidë me shumë vuajtje. Për të parë golin e parë na duhej të prisnim minutën e 81-të.

Më pas, shkupjanët bënë gjithçka mirë edhe në fund, pasi gjetën golin e sigurisë. Kjo fitore kampionati vjen pas 2 dekadash pritje. Shkupi ka bërë një sezon fenomenal, ku pas 29 ndeshjesh, ka grumbulluar 71 pikë, duke lënë prapa emra të rëndësishëm si Shkëndija e Vardar.

Skuadra ka provuar humbjen vetëm 2 herë këtë sezon, ndërsa ka barazuar 5 herë, sakaq numëron 22 fitore. Kjo arritje me siguri do festohet shumë, me tifozët që tashmë kanë filluar të organizohen.

Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën