Polonia dhe Bullgaria janë vendet e para të Bashkimit Europian që Rusia ka vendosur të mos furnizojë më me gaz.
Megjithatë, këto dy shtete nuk janë të vetmet që kanë refuzuar kërkesën e Moskës për të paguar në rubla, që sipas Gazprom është arsyeja përse ndërpreu furnizimet me gaz mëngjesin e së mërkurës.
Vende të tjera, që furnizohen normalisht me gaz rus janë:
Austria, e cila vazhdon të paguajë për gazin rus në euro, tha këtë mëngjes se furnizimet po vazhdonin pa kufizime. Ky shtet merr 80% të gazit nga Rusia.
Gjermania gjithashtu ka refuzuar të paguajë për gazin në rubla. Rregullatori i rrjetit të saj tha se po monitoronte situatën, por furnizimi i vendit me gaz “aktualisht është i garantuar”.
I vetmi vend i BE-së që ka pranuar të paguajë për gazin rus në rubla është Hungaria.
Ministri i Jashtëm i saj tha këtë mëngjes se furnizimet vazhdojnë normalisht, duke shtuar se në maj do të transferonte pagesën e radhës për gazin rus në euro për Gazprombank për ta kthyer atë në rubla.