MENU
klinika

Vapori Titanik

Si erdhi tragjedia e madhe në shtypin shqiptar

24.04.2022 - 10:15

𝕾𝖎𝕾𝖔𝖙 110 vite më parë, në gazetën “SHKUPI”, botuar në kryeqendrën e Vilajetit të Kosovës, në Shkup, u publikua lajmi për fundosjen e anijes së famshme të Titanikut:

23 Prill e Han 1912 “SHKUPI” GASÉT’ E PERJAVSHMÉ

Vapori Titanik

Një nga vaporët më të mëdhenj të botës, i shoqërisë Engleze Wite Star line, vapori Titanik, i cili para një mot zuri të bëjnë Shërbim midis Anglise dhe Amerikës u Mbyt këto dit.

Mbytja e këti vapori u bë pas mesit natës, se u godit me male akulli të cilit këputen në këto kohëra nga mbretëria e akullit d.m.th. nga Poli i Veriut.

Kapitani i vaporit dha shenja me telegrafin pa tel në për vaporët që udhëtonin në Oqeani.

868 veta me tepër gra dhe fëmijë të vegjël shpëtuan në kaikat të vaporit gjer sa aritnë vaporat që ardh për ndihme. U mbytnë më tepër se 1550 njerëz midis të cilëve dhe ca Amerikan të pasur.

Me Titanik udhëtonin 350 udhëtar në klasë të parë, 305 në të dytin dhe 800 në të tretin. Me vaporë humpnë dhe dhjamandë të shiguruara për 50 milionë franga dhe 3418 thas poste (me letra dh. t.t).

Ngushullime nga gjithë bota ven n’Angli për kët gjëm kaq të madhe. Duket që vapori ish larguar fort nga udha e regullshme për të aritur me shpeit d.m.th. duan të thon se mbytja u bë nga nxitimi.

 

 

*Shkrimin e sjell: Jashar Erebara

**Fotografitë janë origjinale/Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kujtim Gjonaj: Filmat e Kinostudios nuk kanë nevojë për asnjë rishikim

A duhet të transmetohen filmat e diktaturës?

I pafajshëm në një botë fajtore

Alfred Hitçkok, thjesht… tmerrësisht i talentuar!