MENU
klinika

Gerard Pique: Pastaj shkova në kazino

“Si i shpëtova testit të alkoolit nga monedhat”

03.04.2022 - 20:44

Dalëngadalë Gerard Pique po i afrohet fundit të karrierës. Një futbollist që ka fituar gjithçka në karrierë. Shpesh është në qendër të vëmendjes edhe për shkak të partneres së tij Shakira.

Por së fundmi, mbrojtësi i Barcelonës,ka folur në kanalin e famshëm Youtube, “The Wild Project”, në lidhje me periudhën që futbollisti kaloi te Manchester United në Angli.

Pique është ndalur të tregojë historinë e një arrestimi të tij gjatë kësaj periudhe, dhe se si kishte arritur të shpëtonte, falë disa monedhave që kishte me vete në ato momente.

“Nuk ndalova në një semafor të kuq dhe pak minuta më vonë policia më arrestoi, ishte viti para se të transferohesha te Barcelona. Më bënë testin e alkolit dhe dola pozitiv. Karriera ime sapo u shkatërrua.

Në ato momente mendova se gjithçka mbaroi për mua. Më çuan në rajon për të përsëritur dhe njëherë testin para burgimit. Në ato momente polici që më shoqëronte u largua dhe më la vetëm.

Në xhep kisha disa monedha. Në ato momente u kujtova se një miku im më kishte treguar se nëse do të thithje monedha para se të bëjë një test alkoli, ai do të dilte negativ. E provova dhe ashtu doli. Nuk mund ta besoja, më liruan. Më pas nuk shkova në shtëpi, por drejt një kazinoje” – u shpreh Pique.

Mbrojtësi katalanas më pas tha: “Nuk ishte nata e fundit që unë piva, por nuk i jepja më makinës nëse ishte larg shtëpisë. Kur erdha te Barcelona u fokusova totalisht te fusha dhe netët e dëfrimit të tërbuar kanë qenë me pikatore.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN