MENU
klinika

Telefonata që çoi prapa hekurave një nga “serial-killerat”

Si u transportua Nuredin Dumani i plagosur nga Elbasani drejt Fierit

01.04.2022 - 10:02

Pas arrestimit të Nuredin Dumanit në Fier që dyshohet se mbeti i plagosur nga breshëritë e kallashnikovit në Elbasan, shumë pyetje ende nuk kanë përgjigje.

E para, si arriti të largohej nga Elbasani drejt Fierit brenda disa orësh, ndërkohë që braktisi automjetin tip “BMW X5” jo shumë larg vendit të ngjarjes?

Dyshimet janë se ai ka qenë i shoqëruar nga disa persona dhe, me gjasë, ishte nisur drejt Elbasanit për kryer një tjetër “kontratë vdekjeje”.

Një prej tyre, tanimë i arrestuar nga Policia prej mbrëmjes së të martës, është edhe Henrik Hoxhaj, i konsideruar si “ushtar” i Dumanit, i cili dyshohet ta ketë transportuar atë të plagosur nga Elbasani në drejtim të Fierit, ku 35- vjeçari qëndronte prej rreth një jave.

Dumani dyshohet të jetë transportuar në drejtim të Fierit nga disa makina pa u pikasur nga forcat e rendit, por nuk dihet asgjë rreth personave të tjerë që e kanë ndihmuar atë deri në banesën ku u gjet i plagosur falë një telefonate të një qytetari, i cili ka mundur të çojë prapa hekurave një nga “serial-killerat”.

Pyetja tjetër është: a doli jashtë territorit të Shqipërisë Nuredin Dumani?

Ende nuk dihet nëse 35- vjeçari ka udhëtuar në drejtim të Kosovës për t’u takuar me të dashurën e tij 15 vite më të re dhe mister mbetet edhe fakti se çfarë i bashkoi këta dy persona dhe nëse vajza ka pasur ndonjë ndikim në ngjarjet kriminale të njeriut të konsideruar “hije” për shkak se, pavarësisht krimeve të shumta të kryera prej tij, ia ka dalë t’i fshihet Policisë, duke mos u arratisur jashtë vendit siç bëjnë shumica e personave të përfshirë në ngjarje të tilla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Plumbi i kishte mbetur në shtyllën kurrizore

Si paraqitet gjendja e Nuredin Dumanit