Analisti Mentor Nazarko i ftuar në “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, ka komentuar zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës, ku u qëllua me armë mbi forcat e policisë.
Nazarko tha se në atë zonë funksionojnë grupet paramilitare të cilat janë duart e zgjatura të Serbisë.
Sipas tij e vetmja mënyrë zgjidhje vjen përmes dialogut.
“Çështja e veriut të Kosovës zgjidhet me dialog, jo për të diskutuar integritetin territorial që është i paprekshëm. Por në momentin që grupet paramilitare janë duart e zgjatura të Serbisë. Nuk negociohet me duart e zgjatuara, por behet dialog me shtetin Serb. Dialogu është urgjent më shumë se kurrë. Zoti Kurti premtoi qasje të re ndaj veriut, qasje zhvillimore, por ai nuk mund t’i japë veriut më shumë se komunave të tjera. Madje veriu merr ndihmë edhe nga Serbia përveç veprimtarive kriminale që financojnë shoqërinë atje”, u shpreh Nazarko.