Manchester City dhe Liverpool kalojnë në gjysmëfinale të Champions League. Sitizens barazuan 0-0 në Madrid ndaj Atleticos, por kishin fituar 1-0 ndeshjen e parë në Manchester dhe më tej do të përballen me Real Madrid.
Si Atletico ashtu edhe City e nisën qetë takimin për të studiuar më mirë edhe lëvizjet e kundërshtarit. City u shfaq rrezikshëm ndërsa shansi i artë për “qytetarët” erdhi në minutën e 30-të. Ilkay Gundogan mori një pasim mjaft të mirë në brendësi të zonës, por goditja e tij u ndal nga shtylla.
Në pjesën e dytë, Atletico i dha më shumë ritëm lojës së saj duke shtuar edhe presionin ndaj Cityt. Simeone hodhi në fushë të gjithë “artilerinë” e sulmuesve dhe radha për të kërcënuar portën e Ederson i erdhi Carrascos, Correas, Cunhas e De Paul. Ndeshja pati dhe shumë tension në minutat e fundit ku Felipe la me 10 lojtarë. Pas 11 minutash shtesë, u mbyll 0-0.
Edhe Liverpool i është falur ndeshjes së parë në Portugali ndaj Benfica-s, kur fitoi 1-3, pasi në Anfield nuk ka shkuar më shumë se një barazim 3-3. Liverpool do të ndeshet me Villarreal në gjysmëfinale. Gjithsesi, dy sfida spektakolare që dhuruan emocione gjatë gjithë kohës.
Konate i dha avantazhin Liverpoolit që po dominonte takimin. Benfica surprizoi Anfield në minutën e 32-të kur Ramos gjeti edhe golin që vendosi baraspeshën. Në pjesën e dytë, Liverpooli mori sërish në dorë fatin e vetë duke shënuar edhe dy gola të shpejtë me anë të Roberto Firmino.
Megjithatë, Benfica ngushtoi diferencat, me anë të Roman Yaremchuk. Në minutën e 83, Benfica gjeti edhe golin që vendosi sërish baraspeshën. Këtë herë ishte radha e ylli të ekipit Darëin Nunez për të vendosur emrin e tij në tabelën e lojtarëve që shënuan. Por vetëm kaq.