MENU
klinika

“Aty krimi ështe njish me shtetin serb”

Sulmi ndaj policisë në veriun e Kosovës, Nazarko: Mund të jetë provokim serb

22.04.2022 - 19:10

Situata e vështirë në veriun e Kosovës, ka qenë tema e diskutimit ditën e premte në emisionin “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku.

Për të folur për këtë temë i ftuar në studio ishte analisti mentor Nazarko, ndërsa në lidhje me Skype ishte profesori i Universitetit të Prishtinës, Besfort Rrecaj.

Për Nazarkon pas sulmeve ndaj policisë së Kosovës, nuk mund të jenë thjeshtë grupet kriminale, pasi siç dihet ato sponsorizohen nga politika serbe.

Ndërsa shtoi se nuk duhet përjashtuar edhe ndikimi rus, që kërkon destabilizimin e Ballkanit.

Ndërkohë për profesorin Rrecaj, ajo që po ndodhë në veriun e Kosovës është një situatë komplekse, ku nuk përjashtohen as mundësitë që sulmi ndaj policisë të jetë një provokim nga ana e palës Serbe.

Ai gjithashtu vlerësoi reagimin dhe masat e menjëhershme të marra nga ana e qeverisë së Kosovës.

Pjesë nga diskutimi:

Karadaku: Ajo që po ndodh në Veriun e Kosovës a bëhet fjalë për një provokim të Serbisë, apo ka të bëjë me krimin e organizuar, po me qarqet ruse?

Rrecaj: Në një situatë shumë komplekse është e vështirë. Megjithatë duket që më shumë kemi të bëjmë me sulme të cilat vijnë nga grupet kriminale, të cilat po shfrytëzojnë mungesën e institucioneve ligjore, për të zhvilluar tregti ilegale. Mirëpo nuk përjashtohet mundësia që Serbia në një mënyrë të shfrytëzojë metoda të tilla për të destabilizuar Kosovën. Janë veprime që njihen si veprime luftarake hibride.

Nazarko: Unë i kam ndjekur të gjitha zhvillimet dhe reagimet, ai është një zhvillim që mund të jetë pak nga të gjitha. Veriu i Kosovës është vrima e zezë e Ballkanit ku zhvillohet një kontrabande e fuqishme, ish-ambasadori i Bonjës në Shqipëri, zoti Zenullahu i cili më tha se kompanitë e Republikës Sërpska vazhdojnë të bëjnë kontrabandën e naftës. Po grupet kriminale që janë me degëzime politike, le ta zëmë se ka një shpjegim që është ngushtësisht policor, ky është një shpjegim. Nuk ka asnjë pengesë që ta shohim këtë si një nxitje proruse në administratën serbe që të krijojnë idenë që mund të jetë nxitje shtetërore.

Karadaku: Dua t’i rikthehem reagimit të qeverisë së Kosovës për këtë që po ndodh në Veri, a ishte reagimi i duhur?

Rrecaj: Unë besoj se qeveria kishte një reagim të duhur për marrjen e masave konkrete,. Për bllokimin e rrugëve që shfrytëzoheshin nga grupet kriminale. Së dyti lidhet dhe fakti shkak-pasojë, pasi hapi i parë ishte marrja e masave nga një shtet sovran, që ka të drejtë të ushtrojë kontrollin në të gjithë territorin. Duket se këto grupe kriminale kanë qenë më të motivuara për të përdorur armë për të sulmuar policinë. Mendoj se reagimi i Policisë së Kosovës ishte profesional.

Nazarko: Nëse ne e shohim këtë që po ndodh si ngushtësisht kriminale, që e has edhe në zona të tjera në Europë, kjo është diçka e kufizuar dhe jo realiste, atje krimi i organizuar është njish me shtetin Serb.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore