12.04.2022 - 14:45
Thomas Strakosha mbetet ende pezull. Rinovimi me portierin shqiptar është më shumë një dëshirë e klubit të Lazios, ose më saktë e drejtorit sportiv Igli Tare.
Lazio do të ketë shumë ndryshime në verë dhe duke ditur se sa duhet investuar, nuk do të dëshironte të shpenzonte shumë edhe për një portier. Sidomos që tashmë ka një të besueshëm.
Por duket se trajneri Sarri nuk e do. Nga ana tjetër, Strakosha, i cili u mërzit sezonin e kaluar pasi vendin e titullarit ia mori Reina, ka rritur kërkesat e tij. Duke ditur se në mes është Igli Tare, marrëveshja mes palëve mund të jetë më lehtë për t’u gjetur.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Mesfushori i Kombëtares