MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Të sëmurët me hemofili duhet të bëjnë çdo javë transfuzion gjaku?

19.04.2022 - 11:13

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Të sëmurët me hemofili duhet të bëjnë çdo javë transfuzion gjaku?

Mjeku: Ka njerëz , në gjakun e të cilëve mungon faktori 8. Ky faktor është një element i gjakut i cili ndihmon ne mpiksjen e tij kur çajmë dorën, kemi gjakderdhje apo aksidentohemi.

Por këta persona të cilët lindin pa faktorin 8 në gjak, edhe kur nuk lëndohen pësojnë gjakderdhje ne artikulacione, në nyje, çka bën të pamundur lëvizjen e tyre.

Quhen persona me hemofili dhe  prej vitesh kërkojnë t’u sigurohet faktori 8 në sasi të mjaftueshme, në mënyre që të marrin mjekim të rregullt dhe jo vetëm kur u nis gjakderdhja apo dhimbja .

Përmes transfuzionit të gjakut këta pacientë duhet të kompensojnë faktorin 8 në gjak. Por në Shqipëri, në mënyre të rregullt e marrin vetëm 50 fëmije. 200 pacientë nga mosha 18 deri 60 vjeç e marrin vetëm kur u nisin dhimbjet ne rastin me te mire kur janë nga Tirana, ata nga rrethet u duhet të udhëtojnë drejt qendrës kombëtare të Hemofilisë.

Kjo sasi e faktorit 8 që është siguruar aktualisht është donacion i qeverisë Italiane.

Sigurimi i faktorit 8  sikurse e kërkon protokolli mjekësor për këta paciente do të mundësonte jetë normale .

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.