MENU
klinika

Tenis

Tenisti grek triumfon në turneun e Monte Carlo

18.04.2022 - 17:02

Tenisti Stefanos Tsitsipas fitoi turneun Masters të Monte Carlos, pasi mposhti 2-0 (6-3, 7- 6) në finale spanjolli Alejandro Davidovich Fokina. Ky i fundit pat shrpesuar në një mrekulli, teksa pat eliminuar edhe Djokovic, por nuk arriti të realizojë ëndrrën, duke u ndalur në fund.

Për tenistin grek ky është viti i dytë me radhë që fiton këtë turne të fushave me dhè, duke treguar një nivel të mirë. Ai konfirmon gjithashtu se është një tenist që përshtatet mjaft mirë me këtë sipërfaqe, duke qenë kandidat edhe për grand slam e Roland Garros.

Për Tsitsipas ky është triumfi i dytë në një turne Masters, të dyja të fituara në Monte Carlo dhe titulli i tetë i madh në karrierën e tij. Gjithsesi, ai qëndron ende i pesti në renditjen botërore.

Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën