21.04.2022 - 20:09
Romelu Lukaku mund të jetë pranë një rikthimi në Milano, por këtë herë në anën tjetër të qytetit, klubin e Milan. Lajmi i bujshëm bëhet i ditur nga tabloidi “Goal”.
Theksohet se grupi i investitorëve që po përgatisin blerjen e klubit do të donin transferimin e bomberit belg si goditjen e tyre të parë në merkato. Investitorët arabë do të ishin të gatshëm të plotësonin kërkesat e Lukakut, i cili nuk po kalon një moment të mirë te Chelsea.
Vështirësitë e këtij operacioni qëndrojnë te situata ku ndodhet Çelsi për shkak të shitjes së klubit, si dhe vlera e lartë e kartonit të lojtarit. Mbetet për t’u parë nëse kushtet për këtë marrëveshje të mundshme do të plotësohen.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Për krijimin e Superligës Europiane
UEFA fiton në Apel, çfarë rrezikon Real, Juve dhe Barça
Një e kanë fituar