MENU
klinika

Pas incidentit në “Oscars”

Vëllai i Rock fton Will Smith në një ndeshje boksi

15.04.2022 - 11:55

Kenny Rock – vëllai i komedianit Chris Rock – ka kërkuar që të përballet me Will Smith në një ndeshje boksi pas shuplakës që i dha vëllait të tij.

Rock sapo ka nënshkruar një marrëveshje me themeluesin e Celebrity Boxing Damon Feldman dhe deklaroi për “TMZ” se ka një kundërshtar në mendje.

“Unë duhet të futem në ring me Will Smith”, deklaroi Kenny në një intervistë të mërkurën. “Unë mund ta rrëzoj atë!”

“Unë do t’i lë duart të flasin,” shtoi ai.

Kenny i tha ‘TMZ’ se vëllai i tij komedian, “është mirë” pas sulmit dhe se ata “kanë kontaktuar me mesazhe”. Kur u pyet nëse Chris e ka pranuar faljen e Smith-it në “Instagram”, Kenny pretendoi se nuk kishte folur rreth kësaj çështjeje me aktorin.

Megjithatë, ai shtoi se dyshon që vëllai i tij do ta falte Will Smith për shuplakën tronditëse.

Rikujtojmë se Will Smith goditi me shuplakë komedianin Chris Rock në skenën e “Oscars”, pasi ky i fundit bëri një shaka me flokët e bashkëshortes së Will.

Will më pas i kërkoi falje Rock -ut përmes “Instagram”-it të hënën, duke thënë:

“Shakatë janë pjesë e punës që unë bëj, por një shaka për gjendjen mjekësore të Jada-s ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht.

Dëshiroj të të kërkoj falje publike, Chris. Isha jashtë linjës dhe gabova. Jam në siklet dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i mashkullit që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë dashurie dhe mirësie.”

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?