MENU
klinika

Qytetet pro nismës

Video/ Rrugët bosh, në ditën pa makina

03.04.2022 - 12:00

E diela e parë e këtij muaji ka gjetur pa makina rrugët kryesore në disa qytete të ndryshme të vendit. Nismës i janë bashkuar edhe qyteti i Laçit, Gjirokastrës dhe ai i Gramshit.

Rruga kryesore në Laç ngjitur me sheshin është bllokuar prej orës 08:00 të mëngjesit dhe qarkullimi do të jetë i bllokuar deri në orën 16:00. Për zbatimin e urdhrit të bashkisë në ndalimin e qarkullimit janë angazhuar edhe policia bashkiake dhe ajo rrugore.

Edhe Gjirokastra është zgjuar sot me rrugët bosh pa automjete dhe rrugët kryesore përshkohen vetën nga kalimtarë të pakët kjo edhe për shkak të motit me shi.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Gramsh ku rrugët kryesore janë bosh dhe pa makina.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si do të devijohet qarkullimi i automjeteve deri në orën 15:00

E diela e parë e çdo muaji në Vlorë ditë pa makina


Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!