Golden State u afrohet gjysmëfinaleve play off në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 118-113 arritur në fushën e Denver. Një ndeshje ku kapiteni Curry vijon ta nisë lojën nga stoli, por mbetet shënuesi më i mirë, me 27 pikë, po aq sa edhe Poole.
Mirë u paraqit edhe Klay Thompson me 26 pikë, ndërkohë që 37 pikët e 18 rebound të Nikola Jokic mbetën për statistikë. Pas këtij takimi, Warriors udhëheqin 3-0 serinë.
Po në Perëndim, Memphis përmbys disavantazhin e sfidës së parë, duke fituar 104-95 jashtë fushe dhe udhëheq 2-1 me ndeshje. Bane me 26 pikë ishte më i miri, ndërkohë që 41 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit.
2-1 udhëheq me ndeshje edhe Dallas, që mundi 126-118 Utah Jazz. 7 lojtarë të Dallas realizuan mbi 10 pikë (Bronson 21 pikë më i miri), ndërsa për Jazz nuk mjaftuan 32 pikët e Mitchell.
Konferenca e Lindjes-Çerekfinale play off
Miami – Atlanta, (2-0)
Philadelphia – Toronto, (3-0)
Milwaukee – Chicago, (1-1)
Boston – Brooklyn, (2-0)
Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale play off
Phoenix – New Orleans, (1-1)
Dallas – Utah Jazz, 126-118 (2-1)
Golden State – Denver, 118-113 (3-0)
Memphis – Minnesota, 104-95 (2-1)