MENU
klinika

Për gjithë minimalistët

4 blerje që s’vdesin kurrë

17.05.2022 - 11:42

Të përqafosh stilin minimalist nuk do të thotë të jesh gjithmonë bazikë në veshje apo “i mërzitshëm”. Minimalistët zgjedhin të ruajnë një ekuilibër mes të thjeshtës, modernes dhe elegancës. Për ta realizuar këtë veshjet duhet të plotësojnë një kusht shumë të rëndësishëm: të mos njohin kohë!

Trendet që shkojnë e vijnë nuk janë dhe aq trendi, prandaj investoni në gjëra që do të qëndrojnë gjatë me ju dhe mund t’i vishni me po aq entuziazëm sa ditën e parë kur i bletë.

1. Atletet retro

Ka diçka kaq stil brenda tyre sa ju bën të mos i hiqni kurrë. Mbi të gjitha janë komode, të rehatshme dhe praktike.

Për gjithë minimalistët: 4 blerje që s'vdesin
PHOTO: @JENKNOWSBESTBLOG

2. Këmishat oversize

Mundësisht në tre ngjyrat kryesore: bezhë, të zezë dhe të bardhë

Për gjithë minimalistët: 4 blerje që s'vdesin
PHOTO: @JENKNOWSBESTBLOG

3. Ky model pantallonash!

Pantallonat “cargo” janë sa praktike aq edhe stil. Dukeni sikur jeni përpjekur për outfit-in e radhës kur në fakt s’jeni përpjekur shumë.

Për gjithë minimalistët: 4 blerje që s'vdesin

4. Xhinset klasike të drejta

Xhinset perfekte mund të ta çojnë vetëbesimin në nivel tjetër, prandaj investoni në një palë që s’njohin kohë.

Për gjithë minimalistët: 4 blerje që s'vdesin
PHOTO: @JENKNOWSBESTBLOG

Burimi: Who What Wear