Sali Berisha foli qartë se nuk do ta votonte Fatos Nanon për President, nëse emri i tij do të ishte një nga kandidatët e mundshëm. I pyetur nga gazetarët, Berisha u shpreh “Unë mendoj që nuk ja vlen t’ja prishim privatësinë e tij”.
Ndërkohë në lidhje me negociatat për Presidentin e ri, Berisha u shpreh se është duke u marrë më tepër me fushatën e tij për kreun e PD.
Sali Berisha: Jo nuk kam dijeni për ecurinë e negociatave, sepse unë po merrem me garën time dhe jam i përqëndruar te gara ime. Nuk kemi një emër, por nëse do të kemi do të dalë në bashkëpunim me partitë e tjera opozitare.
Pyetje: Pse Alibeaj është peng, ndërsa të tjerët jo?
Sali Berisha: Problemi është se loja me kukullat duhet të marrë fund. Nëse e ndjek ti Ramën, ai është shpërfytyruar, sepse në skenë ka dalë opozita e vërtetë. Zhvillimi më kryesor është dalja e opozitës në skenë. Loja me kukullat e tij merr fund. Partitë e tjera janë të pavarura.
Pyetje: A do votonit emrin e Fatos Nanon?
Sali Berisha: Unë mendoj që nuk ja vlen t’ja prishim privatësinë e tij. Ai është i akomoduar në rehatinë e tij, është një hedonizt që ka klimën e tij dhe ta lëmë.