MENU
klinika

Përgjigjet ekspertja

A duhet ta lajmë fytyrën kur bëjmë dush?

24.05.2022 - 10:41

Pastrimi i lëkurës, duket një proces tejet i lehtë, por në të vërtetë është më i komplikuar se ç’mund të mendojnë shumë njerëz. Duke filluar nga temperatura e ujit, aplikimi i soliucionit larës e deri tek fshirja e lëkurës, duket se secili hap ka një kleçkë.

Uji i ngrohtë në lëkurë të jep një ndjesi çlodhjeje, por fytyra në ndryshim nga pjesët e tjera të trupit, më shumë dëmtohet sesa përfiton nga uji i ngrohtë.

Epiderma në këtë zonë është tejet delikate dhe uji i ngrohtë nuk bën asgjë veçse dehidraton në nivel qelizor lëkurë, than yndyrën natyrale përgjegjëse për shkëlqimin e lëkurës dhe e lë atë të thatë dhe të plasaritur.

Sipas estetistes së licencuar Charlotte Cho, uji i nxehtë shkatërron barrierat të lëkurës duke e lënë atë të pambrojtur ndaj agjentëve të jashtëm. Në vend të kësaj, ajo rekomandon larjen e fytyrës në lavaman e shmangien e ujit të nxehtë apo shkumës së shampos në fytyrë gjatë kohës që laheni dush.

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”