MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A është e mirë dieta mesdhetare për dhjamosjen e mëlçisë?

06.05.2022 - 11:27

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti:A është e mirë dieta mesdhetare për dhjamosjen e mëlçisë?

Mjeku: Ky stil i të ngrënit përfshin disa ushqime që mund të ndihmojnë për të ulur nivelet e yndyrave në mëlçi: yndyrat e shëndetshme, antioksiduesit dhe karbohidratet komplekse.

Ushqimet që duhet t’i përfshini patjetër në dietë janë:

  • Peshku
  • Frutat
  • Drithërat
  • Frutat e thata
  • Vaji i ullirit
  • Perimet
  • Yndyrat e shëndetshme

Qelizat përdorin glukozën për energji. Insulina ndihmon në transportimin e glukozës nga ushqimet e tretura në qeliza. Njerëzit që vuajnë nga sëmundja e dhjamosjes së mëlçisë kanë shpesh rezistencë ndaj insulinës. Trupi e prodhon insulinën, por nuk funksionon siç duhet. Kështu grumbullohet glukoza në gjak dhe trupi e konverton sheqerin e tepërt në dhjam.

Yndyra të caktuara në dietë mund të përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Acidet yndyrore omega 3, që gjenden tek peshku, vaji i ullirit, frutat e thata (sidomos arrat), farat e lirit etj.

Yndyrat mono-të-pangopura, që gjenden më shumë tek burimet bimore si vaji i ulliri, frutat e thata dhe avokado.

Ndërkohë, kufizoni yndyrat e ngopura. Konsumoni më pak mish dhe produkte të tjera të bulmetit. Shmangni ushqimet e skuqura me vaj palme ose kokosi.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përgjigjet mjekja e përgjithshme

Po vuaj nga dhjamosja e mëlçisë. Si kurohet?