MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A është problem frymëmarrja me gojë?

26.05.2022 - 09:49

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A është problem frymëmarrja me gojë?

Mjeku: Frymëmarrja me gojë e shoqëruar me gërhitje përbën një problem pasi shoqërohet me çrregullimin e ritmit të frymëmarrjes Frymemarrje me gojedhe kjo pasohet me ndryshimin e përqindjeve të gazeve në gjak që ndikojnë në mënyrë direkte në zhvillimin e sistemin nervor qendror. Përveç apnesë nokturne (ndërprerjes së frymëmarrjes për disa sekonda gjatë natës), fëmijët që flenë me gojë hapur, në perspektivën afatgjatë janë të prirur për prapambetje në zhvillimin fizik dhe psiqik të tyre.

Frymëmarrja nga goja dëmton rrugët e frymëmarrjes pasi ajri ngrohet, pastrohet dhe duhet të lagështohet në hundë dhe nazofarings, si dhe të shkojë në alveolat e mushkërisë i lagështuar në nivel 99%. Normalisht 85% realizohet në hundë dhe nazofarings anashkalimi i këtyre organeve shoqërohet me pasoja të rënda për rrugët e sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, sistemin gastro -intestinal, sistemin nervor qendror dhe sistemin kardiovaskular kur kjo lloj frymëmarrje vazhdon për një kohë të gjatë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.