“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: A mund ta ngasë makinën një person me diabet?
Mjeku: Po, një diabetik mund të ngasë makinën, por duhet patjetër të respektojë oraret e marrjes së vakteve ushqimore, duhet të ketë gjithmonë me vete aparatin e glicemisë, lëngje të sheqerosura ose karamele ose paketa me sheqer ntë cilat duhet të përdoren në rast të një situate hipoglicemie.
Patjetër, nëse një diabetik do të ndjejë shenjat e para të uljes së sheqerit, duhet të ndalojë makinën, të bëjë matjen e sheqerit dhe konsumojë ushqime apo lëngje me sheqer.
Gjatë punës sonë të përditshme na është ngritur pyetja nga diabetikët: nuk kam mundësi për këtë lloj ushqimi. A mundem ta zëvendësoj me ndonjë ushqim tjetër? Zëvendësimet ushqimore mund të bëhen, por ka rëndësi të jenë brenda të njëjtin grup ushqimor. Mund të përmendim se buka apo brumrat të cilat janë të pasura me karbohidrate nuk mund të të zëvendësohen me mishin apo vezën, të cilat janë të pasura me proteina dhe yndyrna. Mishi dhe veza mund të zëvendësojnë njëri-tjetrin apo me ushqime të cilat janë të pasura me proteina si: gjiza, kosi, qumështi, djathi apo peshku.
Çdo diabetik duhet të dijë dhe të kuptojë rëndësinë e dietës së tij. Kjo është shumë e rëndësishme tek diabetikët tip 2, të cilët janë edhe mbipeshë, pasi hapi i parë në fillimin e trajtimit të një diabetiku tip 2 dhe mbipeshë, është fillimi i dietës me pak kalori (dieta hipokalorike) dhe fillimi i aktivitetit fizik. Tek këta pacientë mund të përdoren ose jo mjekimi me tableta ose me insulinë, në varësi të gjendjes së diabetit.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.