MENU
klinika

Hulumtimet

A mund të jenë lentet e kontaktit ekrani më i mirë i kompjuterit?!

28.05.2022 - 10:31

Imagjinoni nëse duhet të bëni një fjalim, por në vend që të shikoni poshtë shënimet tuaja, fjalët lëvizin para syve tuaj, në cilin drejtim që të shikoni. Kjo është vetëm një nga shumë veçori që prodhuesit e lenteve inteligjente të kontaktit premtojnë se do të jenë të disponueshme në të ardhmen. Steve Sinclair, i cili po zhvillon këto lente kontakti inteligjente është shprehur se:

Imagjinoni sikur ju jeni një muzikant me tekstet tuaja, ose akordet tuaja, para syve. Ose ju jeni një atlet dhe keni biometrikën tuaj, distancën tuaj dhe informacione të tjera që ju nevojiten.

Kompania e tij është gati të nisë testimin gjithëpërfshirës të lenteve inteligjente të kontaktit te njerëzit, që do t’i japë përdoruesit një ekran lart që duket se noton para syve të tyre.

Lentja sklerale e produktit (një lente më e madhe që shtrihet deri në të bardhët e syrit) korrigjon shikimin e përdoruesit, por gjithashtu përfshin një ekran të vogël microLED, sensorë inteligjentë dhe bateri të gjendjes së ngurtë.

Ne kemi ndërtuar atë që ne e quajmë një prototip të plotë me funksione që në të vërtetë funksionon dhe mund të vendoset- së shpejti do ta testojmë atë nga brenda. Tani vjen pjesa interesante, ku ne fillojmë të bëjmë optimizime për performancën dhe fuqinë, dhe e vendosim atë për periudha më të gjata kohore për të provuar se mund ta mabjmë atë gjatë gjithë ditës.

Lente të tjera inteligjente janë duke u zhvilluar për të mbledhur të dhëna shëndetësore. Lentet mund të “përfshijnë aftësinë për të vetë-monitoruar dhe gjurmuar presionin intraokular, ose glukozën”, thotë Rebecca Rojas, instruktore e shkencës optometrike në Universitetin e Kolumbisë. Për shembull, nivelet e glukozës duhet të monitorohen nga afër nga njerëzit me diabet.

Ata gjithashtu mund të ofrojnë opsione të shpërndarjes së barnave me lëshim të zgjatur, gjë që është e dobishme në planet e diagnozës dhe trajtimit. Është emocionuese të shohësh se sa larg ka arritur teknologjia dhe potencialin që ofron për të përmirësuar jetën e pacientëve.

Hulumtimet janë duke u zhvilluar për të ndërtuar thjerrëza që mund të diagnostikojnë dhe trajtojnë kushtet mjekësore nga sëmundjet e syve, te diabeti, apo edhe kanceri duke gjurmuar biomarkues të caktuar si nivelet e dritës, molekulat e lidhura me kancerin ose sasinë e glukozës në lot.

Një ekip në Universitetin e Surrey, për shembull, ka krijuar një lente kontakti inteligjente që përmban një foto-detektor për marrjen e informacionit optik, një sensor të temperaturës për diagnostikimin e sëmundjes së mundshme të kornesë dhe një sensor glukoze që monitoron nivelet e glukozës në lëngun lotsjellës.

Ne e bëjmë atë ultra të sheshtë, me një shtresë rrjetë shumë të hollë dhe mund ta vendosim shtresën e sensorit direkt në një lente kontakti në mënyrë që të prekë drejtpërdrejt syrin dhe të ketë kontakt me tretësirën e lotit.

Këtë e thotë Yunlong Zhao një pedagog në ruajtjen e energjisë dhe bioelektronikë në Universitetin e Surrey.

Do të ndiheni sikur është më komode për t’u veshur sepse është më fleksibël dhe për shkak se ka kontakt të drejtpërdrejtë me tretësirën e lotit, ajo mund të sigurojë rezultate më të sakta të ndjeshmërisë.

Pavarësisht gjithçkaje, teknologjia e lenteve inteligjente ende duhet të kapërcejë një sërë pengesash. Një sfidë do të jetë fuqizimi i tyre me bateri, këto padyshim duhet të jenë tepër të vogla, kështu që a do të japin fuqi të mjaftueshme për të bërë ndonjë gjë të dobishme?

Mojo është ende duke testuar produktin, por dëshiron që klientët të jenë në gjendje të mbajnë lentet e saj gjatë gjithë ditës, pa pasur nevojë të rimbushen.

Jetëgjatësia aktuale e baterisë do të varet nga mënyra se si dhe sa shpesh përdoret, ashtu si smartfoni ose ora juaj.

 

Shqetësime të tjera mbi privatësinë janë përsëritur që nga lansimi i syzeve inteligjente nga Google në 2014, gjë që u pa gjerësisht si një dështim. Daniel Leufer, analist i lartë i politikave në grupin e fushatës për të drejtat dixhitale, Access Now tha se:

Çdo pajisje diskrete me një aparat fotografik përpara që lejon një përdorues të bëjë fotografi ose të regjistrojë video, paraqet rrezik për privatësinë e kalimtarëve. Me syze inteligjente, ka të paktën një hapësirë ​​për t’u sinjalizuar kalimtarëve kur ata regjistrojnë për shembull, dritat e kuqe paralajmëruese por me lentet e kontaktit është më e vështirë të shihet se si të integrohet një funksion i tillë.

Lentet inteligjente mund të përmbushin funksionin e tyre vetëm nëse gjurmojnë lëvizjet e syve të përdoruesit, dhe kjo plus të dhëna të tjera mund të zbulojnë shumë.

Po nëse këto pajisje mbledhin dhe ndajnë të dhëna për gjërat që shikoj, sa kohë i shikoj ato, nëse rrahjet e zemrës ime rriten kur shikoj një person të caktuar ose sa djersitem kur më bëhet një pyetje e caktuar? Këto lloj të dhënash mund të përdoren për të nxjerrë konkluzione problematike për gjithçka, nga orientimi ynë seksual deri tek fakti nëse po themi të vërtetën nën marrje në pyetje. Shqetësimi im është se pajisjet si syzet AR, ose lentet e kontaktit inteligjent, do të shihen si një rezervuar potencial i të dhënave personale.

Nga ana tjetër, Mojo thotë se të gjitha të dhënat janë të mbrojtura nga siguria dhe mbahen private.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN