MENU
klinika

Mangësitë e procesit

A mund të paditet Serbia për gjenocidin në Kosovë?

14.05.2022 - 10:24

“Do të ngrejmë padi ndaj krimit dhe gjenocidit të Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Themelimi i Institutit për Krime Lufte me mision të përcaktuar qartë, financim adekuatë dhe me njerëz profesionist dhe kompetent. Fuqizimi i departamentit për krime lufte benda Prokurorisë Speciale, me një numër të mjaftueshëm prokurorësh dhe bashkëpunëtor të mire trajnuar”, këto premtime, Albin Kurti i kishte bërë gjatë prezantimit të planprogramit qeverisë së tij, pasi mori mandatin e kryeministrit.

Njësoj sikurse Kurti, në një rast tjetër, pati paralajmëruar edhe kryekuvendari, Glauk Konjufca.

Për dallim nga i pari i ekzekutivit dhe ai i Kuvendit, e para e shtetit, Vjosa Osmani kishte kërkuar ndihmën e Shqipërisë për ta paditur Serbinë për gjenocid.

Se a është e gatshme Shqipëria ta paditë Serbinë për gjenocidin në Kosovë, televizioni ka nisur pyetje në qeverinë dhe presidencën e shtetit shqiptar, po të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Në anën tjetër, njohësit e çështjeve juridike shprehen skeptik për nismën, pikërisht duke përmedur faktin që Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe formalisht nuk mund ta bëjë këtë.

Njëri ndër protagonistët e hartimit të Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, tregon mënyrat sesi mund të realizohet kjo padi.

Kurse, Ehat Miftaraj nga Instiuti i Kosovës për Drejtësi, tregon mangësitë që Kosova ka në këtë process.

E, një rast kur një shtet kishte paditur një tjetër për gjenocid kishte ndodhur gjatë vitit 1999. Në atë periudhë, Kroacia kishte ngritur padi ndaj Serbisë në GJND për gjenocid gjatë luftës së viteve 1991-1995.

Në vitin 2010, Serbia kishte paraqitur një kundër-padi ndaj Kroacisë, duke thënë se rreth 200 mijë serbë etnikë janë zhvendosur, kur Kroacia kishte filluar operacionin ushtarak në kërkim të territoreve të pretenduara prej saj.

E në vitin 2015 GJND-ja vendosi që as Serbia e as Kroacia, nuk kanë kryer gjenocid ndaj njëra tjetrës. /Express

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kurti: Së shpejti dialogu Prishtinë-Beograd

“Dua që Shqipëria ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës”