MENU
klinika

Tani më shumë se kurrë i duhet ndihmë...

A po e “braktis” Perëndimi Ukrainën?

26.05.2022 - 17:58

Mediat gjermane raportojnë se është arritur një marrëveshje me NATO-n sipas të cilës asnjë nga vendet anëtare nuk do dërgojë armatime të rënda në Kiev, përfshirë këtu tanke dhe avionë, sipas The Kyiv Independent.

Ofensiva ruse, e cila ka arritur në ditën e 92, vazhdon e pandërprerë në rajonin e Luhansk, ku 95% e territorit është në duart e trupave të Moskës. Guvernatori i vendit tha se policisë iu desh të krijonte një ekip funerali për të varrosur të vrarët, gjë që për momentin është e mundur vetëm në varreza masive.

a

Presidenti ukraianas Zelenski e cilësoi si një ofensivë jashtëzakonisht brutale dhe përsëriti apelin ndaj aleatëve perëndimorë për furnizim me armë. Por mediat gjermane raportojnë se vendet e NATO-s kanë një marrëveshje për të mos furnizuar me tanke dhe avionë Ukrainën.

Kryebashkiaku i Kievit theksoi se lufta ruse nuk do të ndalet në Ukrainë. Ai u shpreh se vendi i tij është një enigmë e rëndësishme për qëllimet koloniale të Rusisë. Vitali Klitshko, tha se ukrainasit nuk po mbrojnë vetëm Ukrainën, por të gjithë vendte që kanë të njëjtat vlera me ‘të. Ai theksoi se kjo është lufta më e madhe në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe duhet ndaluar.

Guvernatori pro rus i Krimes deklaroi se deti i Azovit duhet konsideruar si i humbur përgjithmonë për Ukrainën. Ai shtoi se rajonet e Zaporizhzhia dhe Kherson nuk do të kthehen kurrë në kontrollin e Kievit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Borell: Situata aktuale,dhuratë për Putin

“S’ka të ardhme evropiane nëse mbahen kontakte me Putinin”