MENU
klinika

"Është koha për të dhënë llogari"

Abazovic e nis me dorë të hekurt ndaj korrupsionit

10.05.2022 - 18:38

Qeveria e tij e pakicës mori dritën jeshile të parlamentit malazez në fund të prillit, duke i dhënë fund kështu mandatit teknik tremujor të Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq, të cilit u rrëzua me mocion mosbesimi në 4 shkurt.

Shefi i ri ekzekutivit ka përshëndetur aksionin e policisë, që vuri në pranga kryetarin e Gjykatës Ekonomike, Blaz Jovanic. Komentet e tij lanë të kuptohej se të tilla aksione, do të vazhdojnë.

“Shumë gjëra të çuditshme kanë ndodhur në Mal të Zi dhe tani është koha për të dhënë llogari. Përgjigja më e mirë ndaj pohimeve për mungesën e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet të jetë si kjo e fundit. Le të flasin rezultatet, gjithçka tjetër është politikë. Pres që ky trend të vazhdojë” u shpreh Abazovic.

Jovanic u arrestua me urdhër të kryeprokurorit të ri të posaçëm Vladimir Novovic, nën dyshimin e organizimit të një grupi kriminal dhe shpërdorimit të detyrës.

Gjatë blicit policor u ndaluan edhe edhe disa persona të tjerë nga disa qytete malazeze. Abazovic e ka bërë të qartë se lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të jetë një nga prioritetet kryesore të ekzekutivit që ai drejton.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tërheqja e njohjes së Kosovës

‘Kërcënon’ Abazoviç: Largohem nëse…

Ministria e Brendshme e Malit të Zi ngre alarmin

“Një grup kriminal kërcënon jetën e Zv/kryeministrit Abazoviç”