MENU
klinika

Tre të plagosur

Aksident i rëndë në Lezhë-Shkodër, humb jetën e moshuara

22.05.2022 - 20:57

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Dajç”.

F.B. 20 vjeçe, banuese në Shkodër, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga.

Për pasojë, ka ndërruar jetë shtetasja Ikbale Kraja 73 vjeçe, pasagjere në mjet, si dhe janë lënduar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë për mjekim edhe 3 pasagjerët e tjerë, A.B. 53 vjeç, A.B. 43 vjeçe dhe O.B.19 vjeçe.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.