MENU
klinika

Ja kush merr pjesë dhe kush e bojkoton

Alibeaj mbledh Kryesinë e vogël, PD sërish e përçarë

09.05.2022 - 10:44

Enkelejd Alibeaj ka mbledhur mëngjesin e sotëm Kryesinë e vogël të grupit të Partisë Demokratike. Burime për Panorama.al bëjnë të ditur se takimi zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

enkelejdalibeajEdhe në këtë mbledhje Partia Demokratike paraqitet e përçarë, pasi jo të gjithë kanë marrë pjesë.

Mësohet se mbledhja e vogël e Kryesisë është bojkotuar nga nënkryetari i grupit, Luçiano Boçi dhe sekretari i grupit të PD, Ervin Salianji. Ndërsa të pranishëm janë Arbi Agalliu dhe Oriola Pampuri.

Kjo mbledhja vjen një ditë pasi Grupi parlamentar i PD, propozoi një draft për kriteret dhe procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Shqipërisë. Ky propozim nuk pranohet nga grupi i Rithemelimit. Në një reagim, Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka tha se këto janë propozime të Ramës që paraqiten si të opozitës.

Ndërkohë po sot është parashikuar një tjetër mbledhje e grupit parlamentar të PD, të thirrur nga Alibeaj, por në këtë mbledhje nuk do te marrin pjese deputetet e Komisionit te Rithemelimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN