MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Armando Broja pranë kalimit në Serie A

20.05.2022 - 11:48

Napoli pritet të ndryshojë jo pak në sezonin e ri pasi drejtuesit e klubit janë duke përgatitur një revolucion, jo total, por ndryshime të ndjeshme.

Çështja më e rëndësishme që duhet ti japin zgjidhje të shpejtë është ajo e Osimhen, një lojtar për të cilin pretendojnë afro 100 milionë euro, shitja ose jo e tij pritet të ketë një efekt domino të madh. Gazetari i njohur italian, Alfredo Pedulla, vjen me një lajm ekskluziv në lidhje me Osimhem por mbi të gjitha me zëvendësuesin e tij.

Nigeriani pëlqehet shumë në Premeir League, ka interesim konkret nga të paktën tre klube, Man.United, Arsenal dhe Neëcastle. Me shumën e përfituar nga shitja e Osmihem, Napoli mund ti lejojë vetes të afrojë të paktën dy sulmues.

Gjithnjë sipas Pedulla, Armando Broja është emri i parë në listën e dëshirave. Sulmuesi pritet të rikthehet te Chelsea pasi i përfundon huazimi te Southampton. Në listë është edhe Scamacca, por për sulmuesin e Sassuolo, Inter është në avantazh pasi kanë nisur prej kohësh negociatat.

Emri i dytë pas Brojës është Marko Arnautovic, një sulmues që pëlqehet shumë nga Spalletti. Arnautovic ka dhe dy vite kontratë me Bologna por e ardhmja e tij është e lidhur ngushtë me largimin apo jo të trajnerit Mihajlovic.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lamtumira e sulmuesit napolitan

Insigne mbledh shokët, Hysaj: Paç fat vëlla!


“Lojtarët bënë çdo gjë që kërkuam”

Humbja ndaj Ukrainës, Silvinjo: Ishte grupi më i keq

Zbret në Ligën C të Ligës së Kombeve

Shqipëria mposhtet nga Ukraina

Publikohen formacionet zyrtare të Shqipëri-Ukrainë

Silvinjo zgjedh Muçin titullar dhe lë jashtë një të paprekshëm

Atmosferë elektrizuese në rrugët e Tiranës

Tifozët e Shqipërisë bëhen gati për ndeshjen me Ukrainën