MENU
klinika

E përshtati për përdorimin e drogës

Arrestohen pronari i lokalit dhe dy të tjerë në Durrës

30.05.2022 - 10:57

Pronari i një lokali në Durrës është arrestuar, pasi përshtati lokalin për përdorimin e drogës.

Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjera.

Përkatësisht, 41-vjeçari Vladimir Kokomani, pronari i lokalit është arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” ; Leonard Kokomani, 21 vjeç dhe Besmir Isedisha, 22 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë këtij operacioni është sekuestruar kokainë, një shumë e konsiderueshme parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndës narkotike, një peshore elektronike dhe 3 aparate celulare.

Gjithashtu shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin 41-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një 62.000 lekë të rinj, 900 euro dhe 100 paund, që dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Durrës -Informacion

Finalizohet operacioni policor i koduar “Butterfly”.

Goditet një rast i përshtatjes së lokaleve për përdorim droge.

Arrestohen në flagrancë pronari i lokalit dhe 2 shtetas të tjerë.

Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një shumë e konsiderueshme parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndës narkotike, një peshore elektronike dhe 3 aparate celulare.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Butterfly”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. V. K., 41 vjeç, banues në Durrës, pronari i lokalit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”;
  2. L. K., 21 vjeç dhe B. I., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit V. K., në Maminas, Durrës, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë të ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike, 3 aparate celulare, 62.000 lekë të rinj, 900 euro dhe 100 paund, që dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.