Arrestohet nga policia 41-vjeçari i rrezikshëm falë ndërhyrjes së shpejtë të Komisariatit të Policisë Vorë. Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov me fishekë në gojë, një armë zjarri pushkë, dy krehra dhe municion luftarak.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Hill 2”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– Anti Maloku, 41 vjeç, banues në Kodër-Vorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Anti Maloku, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, një armë zjarri pushkë, dy krehra dhe municion luftarak.
Maloku rezulton i arrestuar më parë për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje. 41-vjeçarit iu gjetën në një ambient afër banesës dy armë zjarri dhe 46 fishekë. Njëra armë ishte kallashnikov me dy karikatorë të lidhur
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.