MENU
klinika

Rekord i trajnerit italian

Askush si Carlo Ancelotti në Champions League

04.05.2022 - 23:59

Carlo Ancelotti ka shkruar edhe më shumë emrin e tij mes legjendave të futbollit botëror. Italiani ka siguruar sot praninë e 5-të në finale të Champions League, si asnjë trajenr më parë në histori.

Për teknikun italian, 3 finalet e para ishin me Milan në vitet 2003, 2005 dhe 2007, duke fituar 2 të tilla. Finalja e katërt e Ligës së Kampioneve ishte ajo me Real në vitin 2014, ndërsa tani do të diskutojë përballë Klopp finalen e 5-të në pankinë.

Pikërisht Klopp është ai që e ndjek me 4 finale, ashtu si Munoz, Lippi dhe Ferguson. Pak ditë më parë, Ancelotti u bë trajneri i parë që fitonte kampionatin në të 5 ligat kryesore europiane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN