MENU
klinika

“Propozimet që mbajnë firmën e Berishës..."

Balla i bindur: Këtë javë do ketë emra për President nga opozita

16.05.2022 - 21:53

Kryetari i grupi parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se nuk do të pranojnë asnjë propozim për president të ardhur nga Sali Berisha. Në emisionin “Open”, Balla deklaroi se Berisha nuk mund të jetë palë në një proces demokratik, pasi është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Balla po ashtu u shpreh i bindur se këtë javë do të ketë emra të propozuara nga opozita. Ai u shpreh se tashmë ka ardhur koha që opozita të marrë përgjegjësi në proces

“Çdo propozim, që mban firmën e Sali Berishës nuk merret në konsiderate dhe rrëzohet. Ky është një vendim që ne e kemi marrë, kështu do të jetë sa koha Berisha të jetë në Kuvend.

Ka të bëjë me personin e shpallur non grata i cili nuk mund të jetë palë ne asnjë proces demokratik.

PS nuk u tregua arrogante dhe shpresojmë që në dy javët e mbetura ne kemi mundësi që të presim propozime. Unë jam i sigurt që këtë javë do të ketë propozime nga opozita. Ka një përpjekje të lavdërueshme për të unifikuar, duke përjashtuar non gratat. Kjo është diçka e mirë. Më pas do të bjerë poshtë edhe ajo që thoni ju që nuk do ketë kandidatë në dy raundet e tjera

Ka ardhur koha që opozita të marrë përgjegjësi në proces”, deklaroi Balla.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk pranojmë propozim për President nga Alibeaj”

Balla i prerë: Ajo që më vjen keq është insistimi i PD për…