MENU
klinika

Vera po vjen...

Bëhuni gati të keni super këmbë të bukura me këto 5 hapa të thjeshtë!

19.05.2022 - 11:13

Në këtë periudhë të vitit, ndoshta jeni gati për pak rreze dielli dhe argëtim. Por pas muajsh të tëra që keni veshur çorape dhe këpucë të mbyllura, këmbët tuaja ndoshta nuk janë gati për verën dhe ekspozimi i tyre mund të mos jetë aq mendim i këndshëm. Por tani është koha të përgatiteni për verën. Nëse nuk keni ndonjë problem themelor shëndetësor, përgatitja mund të jetë e thjeshtë. Më poshtë ju tregojmë 5 hapa të thjeshtë që mund të ndiqni në shtëpi për t’i rikthyer këmbët tuaja në gjendje të mirë.

1. Bëjuni këmbëve banjo të ngrohtë

Mbajtja e këmbëve për 10-20 minuta në ujë të ngrohtë mund të jetë relaksuese dhe e dobishme, pasi zbut çdo lëkurë të fortë dhe të thatë që mund të jetë krijuar në gishtat e këmbëve dhe thembra gjatë dimrit. Kjo praktikë do të ndihmojë në rritjen e qarkullimit, hidratimin e lëkurës dhe zbutjen e muskujve të këmbëve dhe pjesës së poshtme të këmbëve pas periudhave të gjata ecjeje ose qëndrimi në këmbë.

2. Eksfolioni

Kripa Epsom, një eksfoliant natyral i përbërë nga magnezi dhe sulfate, mund të përdoret në rastet kur keni një lëkurë të thatë ose të plasaritur. Përdorni gur shtuf për të trajtur çdo zonë të lëkurës së fortë, ai mund të bëjë mrekulli në njollat e dorta të lëkurës së thatë dhe thembrat e plasaritura, nga të cilat vuajnë 20% e të rriturve. Sigurohuni që të mos e teproni, kjo nuk duhet të jetë e dhimbshme. Si çdo gjë tjetër, trajtojini butë dhe ndaloni nëse shfaqet ndonjë skuqje.

3. Hidratojini

Lëkura në këmbët tona, natyrisht, duhet të jetë më e ashpër se pjesa tjetër e trupit tonë, kështu që është më mirë që t’i trajtoni këmbët tuaja me një krem specifik për këmbët. Shpesh, kremrat e këmbëve përmbajnë përbërës të cilat janë veçanërisht të mira për të trajtuar lëkurën e thatë dhe të plasaritur. Nëse këmbët tuaja kanë nevojë për një hidratim shtresë, aplikoni një shtresë të trashë të një kremi të mirë për këmbët para gjumit.

4. Kujdesi për thonjtë e këmbëve

Thonjtë e futur në këmbë dhe infeksionet e tyre mund të jenë të shëmtuar dhe janë një shkak kryesor për shqetësim me afrimin e sezonit të sandaleve. Pas dushit, sigurohuni që thonjtë tuaj të jenë tharë plotësisht dhe tani që koha është duke u ngrohur, përpiquni të ecni zbathur në shtëpi për t’i lënë të ajrosen natyrshëm. Prerja e thonjve drejt dhe jo shumë e shkurtër do të ndihmojë në parandalimin e rritjes së thonjve nën lëkurë.

5. Kujdesi nga dielli

Kur dilni në diell, sigurohuni që mbrojtja juaj me SPF të shkojë deri në skajet e gishtërinjve tuaj duke mos harruar as shputat e këmbëve tuaja. Lëkura e këmbëve tuaja është po aq e ndjeshme ndaj djegieve nga dielli sa edhe lëkura në vende të tjera, ndaj sigurohuni që ta mbuloni me krem SPF.