MENU
klinika

"Parajsa mbi dhè!"

Berati i një herë e një kohe

22.05.2022 - 10:38

         Atdheu dhe vendlindja, një peshë brenda kraharorit; gjaku që rrjedh ndër deje – gazetari Ilir Ikonomi, sjell këto pamje të magjishme vërtetësie, të Beratit të vjetër, qytetit të lashtë të historisë dhe traditës.

Nga larg, ai shkruan:

Gjashtë foto nga Berati, një shekull më parë.

Peizazhi natyror, kalaja dhe shtëpitë njëra mbi tjetrën janë të pashoqe, edhe pse jetesa ishte e varfër.
Fotot janë bërë në vitin 1918 (ose në fillim të viteve 1920), nga gjeografi austriak Ernst Nowack dhe gjenden në një koleksion gjerman.

Fatmirësisht, Berati edhe sot është një muze i madh natyror, që i ka rezistuar relativisht mirë dorës së prishësit.

Berati i jep njeriut një dimension të katërt, sepse përveç realitetit aty, ti përjeton intensivisht një botë të harruar dhe fantazore.

Janë shekujt që nuk kthehen më.

Kalaja ende është e banueshme, kishat bizantine shkrihen bukur me horizontin dhe, në një ditë të pastër me diell, nga bedenat mund të këqyrësh me nge kartolinën e qytetit, thellë nën këmbë.

Pa folur për tavat, byrekun, mezet dhe glikotë, të gjitha bio, që të serviren ndërsa je i rrethuar nga gurët, lulet dhe barërat.

Është parajsa mbi dhe.