MENU
klinika

“Në parlament ndodhi një akti i rëndë”

Berisha: Gjenocidin në Srebrenicë e kanë dënuar shumë vende të lira

13.05.2022 - 12:28

Ish-kryeministri Berisha konferencën e përjavshme me gazetaret e nisi me rrëzimin që Parlamenti i bëri një ditë më parë, rezolutës të propozuar nga Tritan Shehu dhe një grup deputetësh, për të dënuar gjenocidin në Srebrenicë. Sipas tij, ajo që ndodhi ishte një akt i rëndë dhe i turpshëm.

Ai u shpreh se gjenocidin e kanë dënuar shumë parlamente të vendeve të lira, por Shqipëria jo.

“Për cdo vend të lirë, për cdo shoqëri të civilizuar, për cdo njeri të civilizuar dënimi i gjenocidit është një detyrim madhor, moral, por edhe ligjor ndërkombëtar.

Në Parlamentin e Shqipërisë dje ndodhi akti më i rëndë, më i turpshëm në historinë 30 vjecare të këtij vendi, refuzimi për të dënuar me një rezolutë një gjenocid të konfirmuar nga dy gjykatat ndërkombëtare, ajo e Krimeve të Luftës në ish Jugosllavi dhe gjykata e Hagës.

Mbi bazën e vendimi të këtyre dy gjykatave, vendet e lira në tërësi kanë kaluar në parlament rezoluta që dënojnë gjenocidin serb, si akti më barbar që nga lufta e dytë botërore.

E ka bërë këtë PE, SHBA dhe parlamente të tjera të Evropës, parlamenti i Malit të ZI, ku jeton një shumicë serbësh”, tha Berisha.