Ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të ndryshojnë Kodin Penal dhe kryeministrat të përjashtohen nga çdo parashkrim i ligjit.
“Në je burrë e ta mban ja ku po ia them para gjithë shqiptarëve. Hajde të kalojmë ligjin në parlament të përjashtojmë kryeministrat nga çdo lloj parashkrimi”, tha Berisha në konferencën me mediat.
Sali Berisha: Kreu i narkoshtetit është i plagosur rëndë, i rrezikshëm. Ai mendon se do mund të kapë fatet e vendit t’i japë vendit drejtim tjetër. Harroje i them që sot, mos tento të spostosh se në mënyrë absolute do përballesh me revoltë të fuqishme popullore.
Drejtimi ynë është vetëm një integrimi në BE. Nuk ka faj asnjë nga vendet e Evropës nëse ti sillesh si gangster me gazetarët.
Mban fjalime si Kim Jong Un për drejtësinë, ke një muaj që merresh me presione të jashtëzakonshme staliniste për të hetuar kundërshtarët e tu.
Në je burrë e ta mban ja ku po ia them para gjithë shqiptarëve. Hajde të kalojmë ligjin në parlament të përjashtojmë kryeministrat nga çdo lloj parashkrimi.
Urdhëro që nesër të kalojmë ligjin në parlament të ndryshojmë kodin penal, të vetmit që të përjashtojmë nga parashkrimi të jenë kryeministrat. Po ai s’e bën dot këtë se ka frikë e tmerr nga firmat e tij të cilat thotë nuk di çfarë kam firmosur për të mbushur valixhet.