MENU
klinika

Analiza e CNN

Tajvani nuk duhet ngatërruar me Ukrainën!

26.05.2022 - 08:30

Tajvani nuk është Ukraina. Kina po ashtu nuk është Rusia.

Megjithatë, kur tha se Shtetet e Bashkuara do të ndërhynin drejtpërdrejt për shpëtimin e Tajvanit nëse Pekini tenton të marrë me forcë ishullin vetëqeverisës, Presidenti Joe Biden ka rizgjuar makthin më të keq të Kinës..

Pra, SHBA-ja është e vendosur t’i rezistojë ose të paktën të mbajë nën kontroll zgjerimin ambicioz të Kinës në dete dhe ishuj jashtë brigjeve të saj.

Qëllimi është t’i bëjë të qartë Kinës çmimin që mund të paguhet për çdo sulm ndaj Tajvanit ose ndonjë aleat të SHBA-së në rajon.

Të gjitha këto vetëm rrisin rreziqet për Kinën dhe rrisin tensionet diplomatike dhe ushtarake në të gjithë rajonin.

Nuk ka dyshim që SHBA-ja është e përqendruar në ndërtimin e lidhjeve ushtarake me kombet e tjera në rajon që mund të jenë aleatë të denjë nëse ndodh më e keqja.

Kur Biden u takua me kryeministrin japonez Kishida Fumio në Tokio të hënën, deklarata e përbashkët e liderëve theksoi se “qëndrimet e tyre për Tajvanin mbeten të pandryshuara dhe përsëriti rëndësinë e paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit si një element i domosdoshëm në sigurinë dhe prosperitetin në komunitetit ndërkombëtar.”

Japonia ka treguar në heshtje se është një partner i denjë në çështje të tilla.

Muajin e kaluar, partia në pushtet e vendit propozoi dyfishimin e buxhetit të mbrojtjes së Japonisë nga 1% në 2% të prodhimit të brendshëm bruto — i njëjti nivel që NATO kërkon nga anëtarët e saj.

Pastaj është Quad. Takimet e Bidenit me liderët e fuqive të mëdha aziatike — Koreja e Jugut, India, Australia dhe Japonia — kërkojnë të demonstrojnë se Shtetet e Bashkuara kanë mbështetje për t’u përballur dhe për të frenuar një Kinë agresive, veprimet e së cilës mund të bien ndesh me interesat e tjera rajonale

Të paktën për momentin, Tajvani është një “çështje e nxehtë”. “Të gjithë anëtarët e Quad kanë interes për paqen dhe stabilitetin përtej ngushticës së Tajvanit,” u tha gazetarëve Jake Sullivan, këshilltari për sigurinë kombëtare të Bidenit në një konferencë para nisjes në Shtëpinë e Bardhë.

Thënë kjo, nuk është aspak e logjikshme apo edhe e kujdesshme të tallesh me Kinën. Kjo mund të jetë jashtëzakonisht joefektige.

Kina ka paralajmëruar se një konfrontim mbi Tajvanin ose veçanërisht një pushtim kinez do ta linte ishullin dhe SHBA-në në gjendje më të keqe se Ukraina.

Për më tepër, ndryshe nga Rusia, Kina ka praktikuar dhe forcuar veten pikërisht për një sulm të tillë ndaj Tajvanit për më shumë se 72 vjet, që kur Ushtria Çlirimtare Popullore e Mao Ce Dunit dëboi forcat nacionaliste të Chiang Kai-shek nga kontinenti.

Për më tepër, Tajvani është një ishull, kështu që furnizimi do të ishte vetëm nga ajri ose deti — të dyja potencialisht të rrezikshme.

Thënë kjo, Kina pranon se ka dobësi. Ajo ende nuk ka asnjë arsenal bërthamor të krahasueshëm me atë të SHBA-së apo Rusisë.

Megjithatë, Pentagoni vlerëson se Kina ka vendosur synon një trefishim të atij arsenali.

Gjëja e fundit që duhet tani është ndonjë arsye për ta shtyrë Kinën në këtë drejtim. Kina ka shpenzuar vite dhe miliarda dollarë në Iniciativën e saj , duke u përpjekur të fitojë atë lloj respekti që dëshiron kaq shumë — dhe do të shkatërrohej në një çast nga një pushtim i armatosur i Tajvanit.

Kina e ka kuptuar prej vitesh qëndrimin e Amerikës. Ndaj, nuk SHBA ka asnjë arsye për ta “ngacmuar” tani.

Burimi: CNN
Përktheu dhe përshtati: Konica.al