MENU
klinika

Konfirmoi lidhjen e re?

Bojken Lako hedh pas krahëve historinë me Semi Jaupaj

30.05.2022 - 09:26

Kantautori Bojken Lako duket se e ka lënë pas historinë e dashurisë me Semi Jaupaj dhe ka nisur një lidhje të re. Ka qenë vetë artisti që ka ndarë një fotografi, ku shihet duke mbajtur krahun e një vajze, gjë që ka shtuar dyshimet për një romancë të re.

Ndërkohë dhe Semi përflitet se është në një lidhje dashurie me këngëtarin, Ron Zaiti. Ata sollën një duet pak ditë më parë, ku shiheshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Kujtojmë që Semi konfirmoi ndarjen nga Bojken vitin e kaluar, duke treguar se kanë mbetur miq.

Ajo ka pohuar se këngëtari ishte dashuria e saj e parë dhe se janë njohur kur ka qenë vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34 vjeç. Ata ruajnë një raport të mirë me njëri-tjetrin, dhe këtë e tregoi vetë Semi pak kohë më parë, ku shihej me ish partnerin. “Shoku im më i mirë i jetës”, shkroi ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Ishte dashuria ime e parë”

Semi Jaupaj flet për Bojken Lakon