MENU
klinika

NBA, play-off

Boston Celtics, një fitore larg titullit në Lindje

26.05.2022 - 11:59

Ende nuk kemi një skuadër finaliste në NBA. Boston Celtics mori kryesimin 3-2 në serinë e finaleve të Konferencës së Lindjes, pasi mposhti 93-80 Miami Heat. Në duelin e fundit Miami në dy periodat e para kishte një epërsi të lehtë, që u përkthye me 5 pikë diferencë.

Perioda e tretë ishte super për Boston Celtics, pasi shënuan 16 pikë më shumë dhe kaluan 11 pikë në epërsi ndaj Miami. Miqtë nuk lëshuan në periodën e fundit dhe ia dolën ta mbyllin ndeshjen me 13 pikë më shumë dhe tani do tentojnë titullin në Konferencën e Lindjes dhe finalen e madhe.

Broën ishte pikëshënuesi më i mirë, me 25 të realizuara, kurse Tatum veç 22 pikëve, regjistroi edhe 9 asiste e 12 topa të kapur në tabelë. Në krahun tjetër spikati Adebayo me 18 pikë dhe 10 rebound, por që mbetën thjesht për statistikë.