MENU
klinika

Gati charter-at drejt Irakut, Shqipërisë dhe Bangladeshit

Britania, “fshesë” emigrantëve të paligjshëm këtë javë

30.05.2022 - 16:12

Autoritetet britanike planifikojnë një deportim masiv këtë javë të kriminelëve të huaj dhe emigrantëve që ndodhen ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar. Operacioni që përfshin deri në 300 shtetas të huaj, besohet të jetë ushtrimi më i madh i dëbimit i tentuar ndonjëherë brenda një dite.

Fluturimet çarter të rezervuara nga Ministria e Brendshme nisen për në Kurdistanin e Irakut, Shqipërinë dhe Bangladeshin të martën. Ata që po depërtohen, po mbahen në qendrat e largimit të imigracionit, përfshirë Colnbrook, pranë aeroportit “Heathrow”, ndërsa presin fluturimet.

Ata janë kapur nga e gjithë Britania nga oficerët e zbatimit të emigracionit dhe janë ndaluar gjatë muajit të kaluar. Secili mori një letër nga “Home Office” fundjavën e kaluar, ndërsa ishte në paraburgim, duke dhënë detaje të fluturimit të tyre. Dëbimet vijnë pasi projektligji për kombësinë dhe kufijtë u bë ligj muajin e kaluar, duke lejuar largimin më të lehtë të atyre që jetojnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak se ata kanë shkuar me viza atje, nuk kanë pasur sukses si azilkërkues, ose janë kriminelë të dënuar me më shumë se një vit burg.

Ndërsa departamenti refuzoi të komentonte detajet e fluturimeve të së martës, “Daily Mail” kupton se të dëbuarit përfshijnë kurdë, irakianë, shqiptarë dhe shtetas të Bangladeshit. Ata do të fluturojnë, përkatësisht, në kryeqytetet e vendit të tyre: Erbil në rajonin autonom të Kurdistanit të Irakut, Tiranë dhe Dhaka. “New Arab”, një media me bazë në Londër, raportoi se politikani kurd irakian Arian Taugozi tha se operacioni pasoi një “marrëveshje të fshehtë” midis Qeverisë Rajonale të Kurdistanit (KRG) dhe Ministrisë së Brendshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN