MENU
klinika

"Met Gala"/ Për çfarë arsye?

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz përfunduan duke qarë

05.05.2022 - 10:52

Brooklyn Beckham dhe Nicola Peltz kanë folur për eksperiencën e tyre në Met Gala të hënën mbrëma, duke zbuluar se kishte dramë mbi veshjet dhe madje edhe lotë në pistën e vallëzimit.

Të porsamartuarit morën pjesë në eventin vjetor të modës me veshje të mrekullueshme të Valentino-s, ku Nicola shkëlqente me një fustan të rozë, ndërsa Brooklyn veshi një kostum të bardhë dhe këmishë të tejdukshme.

Megjithatë, djali 23-vjeçar i David dhe Victoria Beckham pranoi se kishte disa rezerva për natën gala për shkak të natyrës së saj të mrekullueshme.

Duke folur për revistën “Vogue” për natën e tyre të madhe, ai shpjegoi se kishte pak dyshime nëse mund ta përballonte këtë por pasi ai donte ta bënte të lumtur gruan e tij ai tha- “Unë gjithmonë duhet ta përputhem me të, nuk është kurrë e kundërta”.

Pas tapetit të kuq, Nicola veshi një fustan mahnitës jeshil për “afterparty”, ndërsa Brooklyn qëndroi me të njëjtën veshje, pa xhaketë.

Ishte nata e parë e madhe e çiftit që nga ceremonia e martesës së tyre tre javë më parë dhe ata përfunduan duke qarë të dy së bashku pasi këngëtarja Kacey Musgraves performoi një cover të këngës së Elvis Presley’s, “Can’t Help Falling in Love” për mysafirët e darkës, e cila ishte kolona zanore e kërcimit të tyre të parë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN