MENU
klinika

Të drejtat e shqyptarëvet

Çashtja e kombësivet dhe çashtja e shkronjavet

31.05.2022 - 13:31

          Në gazetën “Tomorri”, Luigj Gurakuqi shpreh indinjatën për shqiptarizmin dhe çështjet emergjente në Shqipërinë e vitit 1910. Një prej tyre, veç vështirësisë së marrëdhënieve me fqinjët, ishte dhe problemi i konstitucionalizmit shqiptar që varej shumë edhe nga perandoria osmane, asokohe në fund të udhëtimit të saj me daljen e xhontruqve.

Për më tepër, Luigj Gurakuqi shkruan:

Asnjë komp tjetrë nga të shumtët që përmbajnë mbretëritë otomane nuk e priti ma me gas të math se na shqyptarët të shpallunit e liris, pse asnjë komp tjetrë nuk ishte ndë kohët të despotismit aqë i shkelun e aqë i shtypun sa kombi shqypëtar. Në atë kohë të tmeruarë, që kurdoherë do ta kujtojmë me mërzitje e me neveri, fiset tjera, ndonëse ndën shkopin e tiranies, të krahua me ne ndodheshin ndë një shtet pothua, të mirë: ishin të njohuna si kombe të veçanta, kishin gjuhën e tyne të lira, e të gjitha kishin përpara vedit një fushë, ca ma të gjanë ca ma të ngushtë, ki mund të punonin për me shtruar të drejtat e veta e për me kërkuar tjera ma të mëdha, tue bamun edhe intriga, të cilat ma të shumën e herës ishin të sjeluna kundrë nesh. Na nuk kishim asnjë nga këto të mira: qeveria na i shpërblente nderat e shërbimet, që i kishin bamun e po i banim, tue ndaluar këndimin e mësimin e gjuhës sonë, ten a ndjekur me mënyrat ma të ashpra e ma barbare, tue na ngarkaur me pagesa e me gjobë të randa e çka ash keq e ma keq, tue na lëshuar në dorë të armiqvet tonë, të cilët punonin bashkë me të, ndë një marëveshje të djalltë, për humbjen e për të shuarit e kombit tonë.

Kuptohet lehtazi, gëzimi që rrëfyem na, kur u dha kostitucjoni, për të cilin shqyptarët qenë ata që u përpoqën ma tepër, pse të mjerët kishin shpresë se nën hije të tij edhe të drejtat tona kishin për t’u njohunë e për të dalunë ndë shesh. Po gazi ynë nuk ngjati shum, pse, po të hedhim një sy mbi gjith’atë kohë që ka kaluarë nga ajo ditë e gjer më sot, do të shohim se shpresat tona, mjerisht, nuk janë mbushunë të gjitha.

Ngjarjet e përlotura të Vlorës, vandalismat e Xhavit Pashës ndë Kosovë, e sot trubullimet e ngatërimet e çashtjes s’abesë janë atij që të na rrëfenjë se për ne brengat e të vojturat nuk kanë marrë funt e se një fuqië e mpshehetë e djallëzore vepëron pa rreshtun për damin e për humbjen tonë.

Duket se këta anmiq tonë të betuarë mundohen me të gjithë sa kanë fuqi ta mpshehin të vërtetën përpara qeveris, të na përfytyrojnë si njerës të liq e me qëllime të këqia e kështu të arijnë dëshirin e tyne që qeveria të randojnë dorën mbi ne.

Dy punë që na kanë rrëfyer sheshit se të drejtat e kombit tonë ndodhen sot ndë një rrezik të madh e se, ndë kjoftë se na nuk do të përpiqemi t’i mprojmë e t’i kërkojmë me ato masa e me ato mjete që na jep konstitucioni, kemi për t’i humbasunë fare, janë këto: çashtja e kombësivet dhe çashtja e shkronjavet.

Disa ditë më parë, kur po flitej në parlament mbi shënimet mbi muhamedanët nuk ishte nevojë të shënohej kombësia e se të kërshtënët munt të shënoheshin pas asaj kombësie që të sgjithshin ata vetë, pa marrë për themel as gjuhën as zakonet. Kejo ligjë e padrejtë ash sjellunë sidomos kundrë shqiptarëvet, pse asht punë e ditun që, kur most ë njihet kombësia vllezërvet tonë muhamedanë, atëherë të krështenët, të mbetunë të vetëm e të gënjyerë nga propaganda e huaja, do t’i bijnë mohit ma të shumit kombit të vet.

E këjo ligjë ka nisë t’i sjellë ç’tani pemët e saja të liga: nga të hollat që ka dhamunë ministoria e mësimit për shkollat e kombësivet të ndryshme të mbretëriës otomane, vetëm na shqypëtarët nuk kemi marrë akoma asgja, pse nuk jemi të njohunë si komp!…

Të vimë tani te çashtja e shkronjavet, e cila na ka sjellun ndë këto turbullime e që edhe sot na trazon mëndet e zembrat tona.

Qeveria thotë gjithnji se ndë këtë çashtje do të mbahet e paanshme, po dita me ditën po shohim se sjellja e xevendësvet të saj nuk asht e tillë. Por edhe të ishte kështu, si mundet ministoria e mësimit të rinjë me duar të lidhura ndë një punë kaqë delikate, kur e ka për detyrë të kërkonjë mënyrën ma të të mirën për mësimin e popullit? Unë nuk e kam besë që ministori i mësimit mos të jetë i zoti të kuptojë se kombi shqytar nuk të zgjonet ndryshe veç me anë të gjuhës së tij të shkruame me shkronjat e vet!

Veç edhe këjo gja e çuditshme munt të ndodhë, ndë kjoftë se do ta besojmë gazetës së Stambollit ‘’La Turqie’’, e cila ndë numur të saj të 19/4 të këtij muaji thotë se vetë veziri I math i tha një deputeti shqypëtar, që e kishte pyetun mbi çashtjen e shkronjavet, se ai si vezir do të mbahej paanëshmë, ndonëse si nejri ash anëtari i shkronjavet arabisthe. A ka ku të vejë ma tej?

Tue qenë punët kështu, na shqyptarëvet kemi sot nevojë ma tepër se kurr për bashkimin e për vllezëri: gjuha jonë, kombësia e jonë, të cilat nuk munt të rojnë njëna pa tjetrën, ndodhen sot ndë rrezik të math. Lupset, pra, të bashkohemi e të përkujdesemi me sa të na kundet, si e si të gjejmë mënyrën e udhën që të kërkojmë e të fitojmë edhe na ato të dreqta që kombet tjera i kanë e që konstitucioni na i jep e na i siguron.

Nuk do të kërkojmë tepër, po vetëm që të na njihen edhe ne, si grekërvet, bullgarëvet e tjerëvet gjuha e kombësia, që të munt të përparojmë edhe na bashkë me tjerët ndën hijen e liriës e të kostitucionit. Ndë mos do të jemi të humbunë për jetë e do të mbetemi gjithmonë lodra tjerëvet.

 

(‘’Tomorri’’, Elbasan, nr.1 10/23 mars 1910, autori (Lekë Gruga) Luigj Gurakuqi)

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit