Kur “Squid Game” mori hovin dhe famën e merituar, e gjithë bota mbajti frymën në lojërat e “çmendura” dhe e ktheu serialin e Koresë së Jugut në serialin më të parë ndonjëherë në Netflix, duke zbritur nga froni edhe “Bridgerton”.
Pastaj në tetor të 2021-it, Hwang, krijuesi i serialit, u shpreh se të do të kishte një sezon të dytë dhe që prej asaj dite, të gjithë presin se deri ku do të shkojë këtë herë imagjinata e regjisorit.
Por, çfarë dimë deri tani për “Squid Game”?
1. Do të ketë më shumë lojëra, të cilat do të testojnë anën njerëzore të pjesëmarrësve në sfida. Gjatë këtij sezoni do të shtrohet pyetja: “A është e mundur të ketë solidaritet mes njerëzve?”.
2. Mund të ketë më shumë se 1 fitues. Por kjo mund të arrihet nëse konkurrentët komunikojnë dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.
3. Këtë herë, xhirimet dhe lojërat do të vendosen në një park lojërash, ku secila xhiro përkon me një lojë të re.