Barazohet seria e ndeshjeve finale në Konferencën e Lindjes në NBA. Boston Celtics fitoi 127-101 ndaj Miami Heat në sfidën e dytë play off, duke barazuar 1-1 shifrat. Ndryshe nga përballja e parë, kjo e sotmja u dominua nga miqtë, që fituan me meritë në fushën e Heat.
Tatum realizoi 27 pikë, mbështetur edhe nga Brown me 24 pikë e Smart me 24 pikë e 12 asist, një trio që bëri diferencën në parket. Të rëndësishme në këtë fitore edhe 37 pikët që erdhën nga lojtarët e stolit për Boston.
Miami zhgënjeu, duke mos shfrytëzuar ashtu si duhet faktorin fushë. Butler realizoi 29 pikë, duke qenë edhe shënuesi më i mirë i ndeshjes, por i pambështetur nga pjesa tjetër e skuadrës. Dy sfidat e radhës do të luhen në fushën e Boston.