MENU
klinika

“Humbje respekti”

Çfarë ndodhi pas largimit të Agron Llakaj nga “Portokalli”?

22.05.2022 - 11:40

I ftuar në emisionin “Më lër të flas” nga Donald dhe Romeo Veshaj, kësaj radhe ka qenë aktori i humorit Agron Llakaj. Ai njihet si një nga aktorët më të dashur për publikun por mesa duket dhe ai paska pakënaqësitë e tij duke përmendur Altin Bashën konkretisht.

Agron Llakaj u shpreh se kishte qenë pikërisht ai që e kishte propozuar Altini si regjisor asokohe sepse i kishte pëlqyer një shfaqje e tij. Por pas disa vitesh ai u largua nga “Portokalli” dhe emri i tij nuk u përmend me në përmbledhje spektaklesh duke e konsideruar këtë si “humbje respekti”. Ai përmendi që ka qenë një nga ideatorët e programit dhe asokohe aktori i humorit më i paguar në Shqipëri.

Duke ju referuar Altin Bashës ai tha- “Kemi patur marrëdhënie të shkëlqyera kur ishim në “Portokalli” por nuk e di se çfarë ndodhi pasi ika unë. E humbi respektin dhe emri im nuk përmendej në “Top Channel”.

Aktori i humorit gjithashtu i ka bërë Donaldit pyetjen që i mundon të gjithë, se a është akoma në një lidhje me Borën. Reagimi i Donaldit ka qenë një buzëqeshje duke ju shmangur përgjigjes.

Kujtojmë se zërat lindën sidomos pasi dyshja u shfaqën së bashku në sfilatën e stilistit të njohur, Valdrin Sahitit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Altin Basha do largohet nga “Top Channel”?

Agron Llakaj do të marrë timonin e “Portokalli”?

Tani është vetëm e Visit dhe e djemve

Xhemi Shehu: Nuk më kthen asgjë në televizion

Nga kontradiktat me drejtuesit tek telefonatat me kolegët

Agron Llakaj drejt largimit nga ”Vizion Plus”