MENU
klinika

Nuk dihet ende asgjë!

Çfarë po ndodh me Luana Vjollcën?

09.05.2022 - 10:32

Moderatorja Luana Vjollca ka bërë së fundmi ca veprime të dyshimta në llogarinë e saj në Instagram, duke i bërë merak të gjithë fansat e saj.

Pasi çaktivizoi fillimisht adresën, Luana u kthye sërish në rrjetin social por kësaj here fshiu çdo foto të sajën nga profili.

Madje, vendosi të heqë edhe foton e profilit nga Instagrami.

Po ashtu, në InstaStory moderatorja publikoi pak orë më parë një foto të sajën ku në fakt tregon shumë pak, ndërsa postimin e shoqëron me shkrimin “Traumë”.

Nuk e dimë ç’ka ndodhur vërtetë me moderatoren, mirëpo pak ditë më parë ajo bëri me dije se po punonte për një projekt të ri muzikor. Ndaj, kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për të tërhequr vëmendjen që dëshiron për këngën e re që po sjell.

Megjithatë, asgjë s’dihet ende.

Pas një kohe të gjatë larg televizionit, Luana nuk është shfaqur më në asnjë projekt tjetër televiziv, duke marrë një pushim nga moderimi. Por së fundmi është zbuluar se ajo ka vendosur më në fund të rikthehet në ekranin e shqiptarëve, tashmë me disa ndryshime të mëdha.

Burime për “Iconstyle.al” kanë bërë me dihe më herët se Luana Vjollca do të jetë pjesë e “ABC News”, duke rikthyer emisionin e saj të famshëm “Shiko Kush Luan”!

Emisioni aq i ndjekur të cilin vetë Luana e ka cilësuar si “kulmin e karrierës së saj” tashmë nuk do të shfaqet më në ekranin e “Top Channel”, aty ku nisi, por të gjithë shqiptarët do të kenë mundësinë ta ndjekin në televizionin tjetër.

"Kishte edhe përdhunime aty brenda"

Elsa Lila rrëfen periudhën e vështirë në burg

Detaji që nxori zbuluar gjininë e bebit

Aktori i njohur bëhet baba për herë të parë

"Kam frikë të hap televizorin se më del ti duke qarë"

Arbër Hajdari ia thotë “troç” Romeos: Po viktimizohesh!

Partnerja e Ryan Gosling prej vitit 2011

Eva Mendes tregon përse hoqi dorë nga aktrimi