MENU
klinika

Premier League, Java 37

Chelsea siguron vendin e tretë, mbijeton Everton

19.05.2022 - 22:55

Një javë para përfundimit të Premier League, Chelsea ka siguruar vendin e tretë. Ka mjaftuar një barazim 1-1 në “Stamford Bridge” kundër Leicester për të vulosur gjithcka. Blutë e Londrës sigurojnë Champions.

Sa i përket kronikës së ndeshjes së zhvilluar në “Stamford Bridge”, të parët shënuan “Dheprat” me Madisson në minutën e gjashtë, ndërsa për vendësit barazoi Marcos Alonso në të 34-tën.

Frymëmarrje për Evertonin. Skuadra nga Liverpooli vuajti shumë përballë Crystal Palace në “Goodison Park”, por në fund mori një fitore me përmbysje duke siguruar matematikisht qëndrimin në Premier League.

3-2 triumfuan të besuarit e Frank Lampard, që deri gjashtë minuta para përfundimit të kohës së rregullt po humbiste 1-2. Crystal Palace e zhbllokoi takimin në minutën e 21-të me Matetan, për të ardhur më pas te dyfishimi i epërsisë me golin e Ayew.

Keane në të 54-tën riktheu në lojë Evertonin me golin e 1-2, ndërsa në të 72-tën shifrat u barazuan falë finalizimit të saktë të Richarlison, për të ardhur në te goli që i dha fitoren Evertonin dhe mban firmën e Calvert-Lewin (85’).

Me 39 pikë të grumbulluar nga Evertoni, është e pamundur që skuadra e Lampardit të arrihet nga Leeds United (35 pikë), kur ka mbetur për t’u zhvilluar vetëm raundi i fundit i ndeshjeve në Premier League.

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën

"Dua të jem golashënuesi më i mirë"

Jasir Asani nuk fshihet, synon ta mbyllë mbi Ronaldon